Shqip  |   English
Slideshow Slideshow

Miratohet ligji i ri per regjistrimin e pasurive te paluajtshme

Eshte miratuar nga Kuvendi Ligji 33/2012 `Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme`. Ne raport me ligjin e meparshem per regjistrimin e pasurive te paluajtshme, ky Ligj parashikon riorganizimin e Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme si nje person juridik publik jobuxhetor ne varesi te Ministrit te Drejtesise. Organet drejtuese te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme do te jene Bordi Drejtues dhe Kryeregjistruesi. Per pjesen tjeter te tij, lidhur me procedurat e regjistrimit dhe ndryshimeve ne regjistrim, Ligji ben disa ndryshime ne raport me ligjin e meparshem, ndersa ndryshimet kryesore lidhen me regjistrimin e pasurive ne blerje ne favor te te dy bashkeshorteve (ne rast se bleresi eshte i martuar), regjistrimin e lejeve te ndertimit dhe percaktimin e nje afati maksimal 15 ditor per kryerjen e nje sherbimi te kerkuar prane sporteleve te aplikimit ne zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme.

Shkruar me 20 Jul 2012 nga admin.e

Copyright © - Ibrahimi and Associates