Shqip  |   English
Slideshow Slideshow

Miratohet Ligji per krijimin e gjykatave administrative

Eshte miratuar nga Kuvendi Ligji 49/2012 `Per organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarreveshjeve administrative`. Ky Ligj rregullon organizimin, funksionimin, juridiksionin dhe kompetencen e gjykatave administrative, parimet dhe proceduren e gjykimit administrativ si dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqesore administrative.
Padia ne gjykimin administrativ mund te ngrihet pasi kane shteruar mjetet e ankimit administrativ dhe me ane te saj mund te kerkohet shfuqizimi, ndryshimi apo konstatimi i pavlefshmerise se aktit administrativ, detyrimi i organit per te kryer nje veprim administrativ, konstatimi i paligjshmerise se veprimit administrativ, saktesimi i te drejtave dhe detyrimeve te paleve, detyrimi i organit per te kryer apo mos kryer nje veprim tjeter administrativ, percaktimi i organit kompetent per zgjidhjen e ceshtjes dhe shfuqizimin e aktit te nxjerre nga organi jokompetent, shperblimi i demit jashtekontraktor sipas ligjit te posacem, zgjidhja e mosmarreveshjeve te punes kur punedhenesi eshte organ i administrates publike.
Sipas Ligjit paditesi detyrohet vetem te identifikoje sakte aktin administrativ ose veprimin apo mosveprimin administrativ qe kundershton. Eshte organi i administrates publike, subjekti qe ngarkohet me barren e proves, pra organi publik detyrohet te justifikoje ligjshmerine e aktit, veprimit apo mosveprimit te kundershtuar. Ligji rregullon gjithashtu vendimet e gjykatave, ankimimin dhe perjashtimin e ankimit si dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqesore.
Gjykatat administrative do te fillojne te funksionojne pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve te nevojshme ne Ligjin `Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte` dhe pas krijimit te infrastruktures se nevojshme per ushtrimin normal te veprimtarise se tyre. Nga data e fillimit te funksionimit te tyre, parashikimet e Kodit te Procedures Civile lidhur me gjykimin e mosmarreveshjeve administrative do te konsiderohen te shfuqizuara, ndersa referencat e ligjeve te posacme ne seksionin e KPrC per gjykimin e mosmarreveshjeve administrative, do te konsiderohen si te amenduara e referuese ne kete Ligj.

Shkruar me 20 Jul 2012 nga admin.e

Copyright © - Ibrahimi and Associates