Logo
Shqip  |   English
Slideshow Slideshow

    AZHURNIME LIGJORE

Pasuritë e Paluajtshme

Ibrahimi & Associates mund të këshillojë dhe asistojë Klientin në fushat e mëposhtme kryesore të praktikës ligjore:

+ Ndërmjetësimi:
Ne ofrojmë shërbime ndërmjetësimi në lidhje me transaksionet me pasuri të paluajtshme.
Shoqëria jonë ka krijuar një agjenci për pasuri të paluajtshme e për pasojë ne mund të ofrojmë mundësitë më të mira të investimit në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.
Na dërgoni një e-mail të shkurtër ku të paraqisni kërkesën tuaj dhe brenda 48 orëve do të merrni një raport të detajuar në mbi mundësitë më të mira të investimit

+ Shërbime të Kujdesit të Duhur :

Shërbimet e Kujdesit të Duhur konsiderohen absolutisht të nevojshme për të blerë në mënyrë të sigurtë një pasuri në Shqipëri. Këto shërbime përfshijnë:
• Asistencë të plotë ligjore për themelimin e një Sh.P.K.-je me qëllim blerjen e pasurisë së paluajtshme në Shqipëri;
• Rishikimi dhe negociimi i kontratës me zhvilluesin ose shitësin;
• Raport i thelluar i Kujdesit të Duhur, që përfshin: kontrollin e pasurisë për barrësime, hua, detyrime të papaguara tatimore etj.; kontroll nëqoftëse pasuria është objekt konflikti gjyqësor; verifikimi i titullit të pronësisë, dokumentacionit topografik dhe informacioneve të tjera të lidhura me zhvillimin e pasurisë në të ardhmen; saktësimi i koeficientit të ndërtimit: pjesa e sipërfaqes mbi të cilën mund të ndërtohet; hartimi i marrëveshjes paraprake dhe dokumenteve të tjera të nevojshme;
• Asistencë dhe përfaqësim përpara Noterit për nënshkrimin e marrëveshjes paraprake të shitjes, marrëveshjes së shitjes apo marrëveshjeve të tjera.
Shënim: Kjo nuk është një listë e plotë për kryerjen e shërbimit të Kujdesit të Duhur.

+ Kontratat dhe rishikimi i kontratave:

Me qëllim blerjen apo transferimin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, ju duhet të lidhni një marrëveshje në formën e aktit noterial, e cila pasi të nënshkruhet duhet të regjistrohet pranë zyrës përkatëse që administron regjistrin e pasurive të paluajtshme. Në Shqipëri ndodh herë pas here që marrëveshje të tilla të hartohen në kundërshtim me kërkesat e ligjit, duke u bërë kështu të pavlefshme apo të anulueshme. Në mënyrë që kjo të mos ndodhë, ne rekomandojmë të merrni këshillat e nevojshme ligjore.

+ Regjistrimi i pasurisë:

Këto shërbime përfshijnë kryerjen e gjithë procedurave ligjore për regjistrimin e titujve të pronësisë dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, aplikime për ndryshime në regjistrim si dhe çdo procedim tjetër që ka lidhje me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

+ Çështjet gjyqësore, taksimi dhe shërbime të tjera :

• Ne sigurojmë këshillim dhe asistencë ligjore për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me fitimin dhe ushtrimin e të drejtës së pronësisë dhe/ose të të drejtave të tjera reale mbi tokën apo ndërtesat si dhe çështje tatimore në lidhje me transaksionet me pasuri të paluajtshme;
• Asistencë dhe përfaqësim pranë autoriteteve publike për të marrë dokumentacionin në lidhje me statusin ligjor të tokës dhe ndërtimeve;
• Asistencë dhe përfaqësim pranë autoriteteve publike për marrjen e certifikatave dhe licensave të nevojshme për të zhvilluar projektet e ndërtimit;
• Hartimi i opinioneve ligjore në lidhje me të drejtën e pronësisë apo përdorimit mbi tokën apo ndërtesat;
• Përfaqësimi i klientëve tanë përpara gjykatës apo çdo autoriteti tjetër në lidhje me padi dhe ndjekja e procedurave për ekzekutimin e vendimeve.

Rruga Reshit Collaku
P. Aurora Konstruksion, Second Floor
1001, Tirana - Albania
 
Tel: (+355) 44 805 572
Email: info [at] ia-attorneys [dot] com 

Copyright © - Ibrahimi and Associates