Shqip  |   English
Slideshow Slideshow Slideshow Slideshow Slideshow Slideshow Slideshow

    AZHURNIME LIGJORE

KUSHTET E PËRDORIMIT

Përdorimi i këtij website-i është subjekt i kushteve të mëposhtme:

Përmbajtja e faqeve të këtij website-i është vetëm për informim dhe përdorim të përgjithshëm nga ju. Përmbajtja është subjekt ndryshimi pa njoftim paraprak.

Ky website përdor "cookies" për të monitoruar preferencat tuaja në shfletim. Nëqoftëse ju lejoni përdorimin e “cookies”, informacion personal mund të mbahet nga ne për tu përdorur nga palë të treta.

Ju njihni dhe pranoni se informacioni dhe materialet që përfshihen këtu mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime dhe ne shprehimisht përjashtojmë çdo përgjegjësi për këto pasaktësi apo gabime në maksimumin e lejuar nga ligji.

Ky website përmban materiale në pronësinë tonë apo që na janë licensuar. Këto materiale përfshijnë por nuk kufizohen në dizenjon, faqosjen, paraqitjen, pamjen dhe grafikën. Riprodhimi ndalohet me përjashtim të rasteve kur bëhet në përputhje me të drejtën e autorit si më poshte. Çdo rishpërndarje apo riprodhim i gjithë apo një pjese të përmbajtjes në çfarëdo forme ndalohet me përjashtim kur ju:

•    Printoni apo shkarkoni në diskun tuaj të ngurtë ekstrakte vetëm për përdorim personal dhe jo tregtar;

•    Kopjoni përmbajtjen për përdorim personal të palëve të treta vetëm në rast se ju saktësoni website-in si burim të materialit.

Veçse pas miratimit tonë me shkrim, ju nuk mund të shpërndani apo shfrytëzoni për fitime përmbajtjen e website-it dhe as mund ta transmetoni apo ruani atë në ndonjë website tjetër apo formë tjetër të sistemeve elektronike të tërheqjes së të dhënave.

Të gjitha markat tregtare apo të shërbimit që riprodhohen në këtë website dhe që nuk janë në pronësi apo të licensuara në favor të operatorit i përkasin website-it, veç kur sipas një marrëveshjeje / kontrate një markë tregtare apo shërbimi e një pale të tretë është përfshirë në këtë website.

Përdorimi i paautorizuar i këtij website-i mund të bëhet shkak për të kërkuar shpërblimin e dëmeve dhe/ose të përbëjë vepër penale.

Nga koha në kohë, ky website mund të përfshijë edhe lidhje me website-e të tjera. Këto lidhje jepen vetëm për të lehtësuar marrjen e informacioneve të tjera nga ju. Këto lidhje nuk nënkuptojnë që ne miratojmë përmbajtjen e website-it/eve. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen e website-eve të lidhura.

E drejta e autorësisë mbi këtë website dhe përmbajtjen e tij: Ibrahimi and Associates - © . Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Rruga Reshit Collaku
P. Aurora Konstruksion, Second Floor
1001, Tirana - Albania
 
Tel: (+355) 44 805 572
Email: info [at] ia-attorneys [dot] com 

Copyright © - Ibrahimi and Associates