Shqip  |   English
Slideshow Slideshow Slideshow

    AZHURNIME LIGJORE

Pse Shqipëria?

• Themelimi i një Shoqërie Tregtare në Shqipëri
Ortakë/Aksionarë : Persona fizikë apo juridikë shqiptarë apo të huaj
Numri minimal : 1 (një)
Tarifë regjistrimi : Lek 100
Kohëzgjatja e regjistrimit : 1 ditë

• A mund të blejnë të huajt pasuri të paluajtshme në Shqipëri
Ka gjithnjë e më tepër të huaj që kërkojnë të blejnë pasuri të paluajtshme në Shqipëri. Pyetja është: a mund të blejnë në këtë kohë parcela (apo të paktën pasuri të tjera të paluajtshme si apartamente psh.) drejtpërdrejtë.

a.    Aktualisht, individët dhe personat juridikë të huaj nuk mund të blejnë dhe të bëhen pronarë të tokës bujqësore, pyjore, livadhe e kullota. Ata mund vetëm të marrin me qira deri në 99 vjet sipërfaqe të tilla.

b.    Individët dhe personat juridikë të huaj mund të blejnë e të bëhen pronarë të parcelave të truallit nëqoftëse vlera e investimit të kryer mbi tokën kalon tre herë vlerën e tokës. Vlera e parcelës përcaktohet sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave. Deri në realizimin e një investimi të tillë, personi i huaj mund të përdorë tokën sipas një kontrate qiraje apo kontrate tjetër.

c.    c. Shtetasit e huaj mund të blejnë drejtpërdrejtë apartamente.

Shtetasit dhe personat juridikë të huaj mund të blejnë indirekt tokë bujqësore, pyjore, livadhe e kullota ashtu sikurse edhe parcela trualli duke themeluar një shoqëri në Shqipëri, e cila duke qenë subjekt i së drejtës shqiptare, mund të blejë lirisht dhe të bëhet pronare e këtyre pasurive të paluajtshme.

• Një panoramë e sistemit tatimor shqiptar

Tatimi mbi Fitimin
Shkalla : 10%
Aplikohet : Për çdo biznes me xhiro vjetore më të madhe se 8 milionë Lekë, me përjashtim të shtëpive filmike, të prodhimit kinematografik, të licencuara dhe të subvencionuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe disa entitete të tjera.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale
Shkalla : 10%
Aplikohet : Mbi të ardhurat personale nga paga, transferimi i pasurisë së paluajtshme, lojrat e fatit, diferenca mes çmimit në blerje dhe shitje të kuotave/aksioneve, interesat, qirate, shpërblimet, dividendët dhe shpërndarjet e fitimeve etj.
Për bizneset me xhiro vjetore mbi 2 milionë Lekë deri në 8 milionë Lekë, aplikohet si "Tatim mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi i Vogël".

Pagat dhe Tatimet
Paga Minimale : Lek 20,000
Tatimi Pagën : 10%
Aplikohet : Nqs. paga mujore është 30,000 Lekë apo më pak, 10,000 Lekët e para janë të përjashtuara. Nqs. paga është mbi 30,000 Lekë, nuk parashikohet ndonjë kufi maksimal i bazës së tatueshme.

Kontributet e Sigurimeve Shoqërore
Punëdhënësi : 16,7%
Punëmarrësi : 11,2%
Baza : Baza minimale dhe maksimale për pagimin e kontributeve është 17,540 Lekë dhe 87,700 Lekë.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar
Shkalla e Përgjithshme : 20%
Aplikohet : Për çdo biznes me xhiro vjetore mbi 5 milionë Lekë dhe profesionistët si avokatë, noterë, auditues, inxhinierë, hotele etj. Pavarësisht nivelit të xhiros vjetore.
Periudha : 1 muaj kalendarik

Taksa të Tjera
Taksë Vendore mbi Biznesin e Vogël
Aplikohet : Aplikohet për çdo biznes me xhiro vjetore deri në 8 milionë Lekë. Niveli i taksës ndryshon në varësi të nivelit të së ardhurës vjetore, vendit të biznesit etj.

Taksa Vendore mbi Pasurinë e Paluajtshme : Aplikohet mbi tokën bujqësore dhe ndërtesat. Shkalla ndryshon në varësi të madhësisë, vendndodhjes dhe destinacionit të aseteve.

Taksë Vendore e Kalimit të Pasurisë : Ndryshon në varësi të llojit të pasurisë, vendit dhe qëllimit të përdorimit.

Të tjera : Akciza, detyrime doganore dhe taksa e tarifa të tjera vendore.

Rruga Reshit Collaku
P. Aurora Konstruksion, Second Floor
1001, Tirana - Albania
 
Tel: (+355) 44 805 572
Email: info [at] ia-attorneys [dot] com 

Copyright © - Ibrahimi and Associates